Kronika 23 October 2026, 13:49 Nga VNA

Lapaj përgënjeshtron Ramën: Ergys Llanaj u arrestua në protestat kundër qeverisë tënde, gjykata i shpalli arrestimet të paligjshme

Ndaje në Whatsapp

Lapaj përgënjeshtron Ramën: Ergys Llanaj u arrestua në

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka përgënjeshtruar kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përhapur pretendime të pavërteta ndaj ish-ushtarakut Ergys Llanaj, lidhur me precedentë penalë dhe lidhje të dyshuara me Iranin.

Në një postim në Facebook, Lapaj shprehet se Rama ka ngritur akuza të rënda pa paraqitur asnjë provë, ndërsa thekson se Llanaj është arrestuar dy herë gjatë këtij viti në protestat përpara Kryeministrisë dhe se në të dyja rastet gjykata i ka cilësuar arrestimet të paligjshme.

Sipas Lapajt, arrestimi i parë ka ndodhur më 4 janar 2026, gjatë protestës së organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ku Llanaj dhe tre drejtues të tjerë u ndaluan për veprat penale “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Pushtim i tokës”.

Ai deklaron se gjykata i shpalli arrestimet të paligjshme, ndërsa më 28 shtator 2026 vendosi pushimin e procedimit penal, me arsyetimin se fakti penal nuk ekzistonte.

Lapaj shton se Llanaj u arrestua sërish më 18 tetor, por edhe këtë herë, sipas tij, gjykata e konsideroi arrestimin të paligjshëm.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet për lidhje të Llanajt me Iranin, duke theksuar se ai ka shërbyer për 18 vite në Forcat e Armatosura, është doktor shkencash dhe ka kryer studime të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Lapaj i kërkon kryeministrit të paraqesë prova nëse disponon informacione për lidhje të mundshme me Iranin dhe të zbatojë ligjin, në vend që, sipas tij, të hedhë akuza publike.

“Nuk bëjmë asnjë hap pas!”, përfundon reagimin e tij Adriatik Lapaj.

Lapaj përgënjeshtron Ramën: Ergys Llanaj u arrestua në

Lapaj përgënjeshtron Ramën: Ergys Llanaj u arrestua në

Lapaj përgënjeshtron Ramën: Ergys Llanaj u arrestua në

Video

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin blloqet e betonit para Kryeministrisë.

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme