
Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje me thika pranë oborrit të një gjimnazi në Has.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, ndërsa njëri prej të plagosurve raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit kanë nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta rrethanat që çuan në konfliktin mes të rinjve.
Pritet që hetimet të sqarojnë shkaqet e përleshjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë në ngjarje.






















