Kronika 23 October 2026, 13:37 Nga VNA

Ish-vartësit e Belinda Ballukut në radhë për t’u paraqitur në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Ish-vartësit e Belinda Ballukut në radhë për t’u

Ish-drejtues dhe drejtues të institucioneve që kanë qenë në varësi të Belinda Ballukut janë paraqitur gjatë ditëve të fundit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa hetimet ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës vijojnë.

Këtë të premte, në ambientet e SPAK është paraqitur drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Ballukut. Gjatë hyrjes në institucion, Verdho konfirmoi se kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve qendrore.

Po ashtu, në SPAK janë paraqitur sërish Gentian Gjyli, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe Erald Elezi, ish-drejtor i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Të dy ish-zyrtarët janë marrë më parë në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së. Ende nuk dihet nëse paraqitja e tyre e fundit lidhet me marrjen e deklarimeve të reja apo me veprime të tjera hetimore.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur SPAK ka zgjatur me tre muaj të tjerë, deri në janar të vitit 2027, hetimet ndaj Belinda Ballukut. Ish-zv.kryeministrja u paraqit të martën në Prokurorinë e Posaçme, ku u njoh me vendimin për zgjatjen e afateve, ndërsa pritet të thirret sërish për të dhënë shpjegime.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe po hetohet gjithashtu për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka sekuestruar dy vila që dyshohet se përbëjnë pasuri të fshehura të ish-zv.kryeministres.

Paraqitjet e njëpasnjëshme të ish-vartësve të Ballukut në SPAK vijnë ndërsa Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për çështje që lidhen me institucionet që ajo ka drejtuar. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publike nëse të gjitha këto paraqitje janë pjesë e së njëjtës dosje hetimore.

Video

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin blloqet e betonit para Kryeministrisë.

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme