Kronika 23 October 2026, 13:39 Nga VNA

Protestat kundër qeverisë, gjykata lë në detyrim paraqitjeje 10 protestues, mes tyre një 14-vjeçar

Ndaje në Whatsapp

Protestat kundër qeverisë, gjykata lë në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për 10 persona të arrestuar gjatë protestave kundër qeverisë, mes tyre edhe një 14-vjeçar.

Për të miturin me inicialet A.B., gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e kryer më 20 tetor, rreth orës 23:30. Ai dyshohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas vendimit, 14-vjeçari duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, në orën 10:00. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet i ndaluar për ndonjë arsye tjetër ligjore.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në praninë e prindërve dhe psikologëve, ndërsa i mituri është mbrojtur nga avokatët Henri Bici dhe Adriana Kalaja.

Vendimi mund të ankimohet brenda pesë ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Masat e sigurisë vijnë pas arrestimeve të kryera gjatë protestave të fundit në kryeqytet, ku studentë, pedagogë dhe qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Video

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin blloqet e betonit para Kryeministrisë.

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme