Politika 23 October 2026, 14:01 Nga VNA

Përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të PD-së pas përplasjeve në Parlament

Ndaje në Whatsapp

Përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga Kuvendi të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe përplasjeve fizike të regjistruara gjatë seancës plenare të së enjtes.

Deputetët e përjashtuar janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri. Gjatë kësaj periudhe, ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancat plenare dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes online të Sekretariatit të Etikës, e cila u zhvillua pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës.

Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, duke i akuzuar për bllokimin e foltores, fyerje ndaj deputetëve socialistë, përplasje fizike dhe dëmtim të pajisjeve të Kuvendit.

Megjithatë, kërkesa për përjashtimin me 10 ditë të 14 deputetëve të tjerë të PD-së u rrëzua.

Seanca e së enjtes u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës, përfshirë përplasjen mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës. Pavarësisht kaosit në sallë, shumica parlamentare vijoi me votimin e projektligjeve të rendit të ditës.

Video

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në SPAK.

Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, përmbysin blloqet e betonit para Kryeministrisë.

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme