Politika 23 October 2026, 09:11 Nga VNA

Nuk pati kohë as të emëronte sekretaren, Rama i kërkon dorëheqjen Sadleva Bodos!

Ndaje në Whatsapp
Nuk pati kohë as të emëronte sekretaren, Rama i kërkon

Ndodh edhe kjo në administratën e Edi Ramës. Drejtoresha e re e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, e emëruar vetëm nëntë ditë më parë, ka dhënë dorëheqjen, duke iu bindur urdhrit të kryeministrit për largimin e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive.

Burime të VNA bëjnë me dije se Bodo ka qenë e para që është paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë për të dorëzuar dorëheqjen, pa arritur ende të mbushë dhjetë ditë në detyrë.

Në fakt, porosia e Edi Ramës për ministrat është që të bëjnë edhe një vlerësim të performancës së drejtuesve përpara se të vendosin për shkarkimin e tyre.

Por çfarë performance mund t’i vlerësohet Sadleva Bodos, e cila nuk ka pasur kohë as të emërojë sekretaren, përveçse të publikojë disa fotografi në Facebook nga ditët e para në detyrë?

Ajo sapo kishte marrë drejtimin e Burgjeve, kur iu desh të paraqiste dorëheqjen. Nuk pati kohë as të tregonte nëse ishte e aftë për detyrën që i ishte besuar.

Tani i mbetet ministrit të Drejtësisë të vlerësojë performancën e një drejtoreshe që ende nuk ka pasur kohë të punojë.

Nëse emërimi i saj ishte i merituar në 14 tetor, çfarë ka ndryshuar në nëntë ditë? Dhe nëse sot duhet të largohet për shkak të performancës, kush do ta vlerësojë performancën e atyre që e emëruan?

Lexo gjithashtu

Video

Vlorë/ Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi.

Rama rikthehet me ulëset prej betoni para Kryeministrisë, kërkon dialog dhe njerëzillëk

Sonte, para Kryeministrisë…

Një gazetar australian dhe një qytetar kanë shpëtuar një shofer, automjeti i të cilit po fundosej në ujërat e përmbytjeve në Morayfield të Australisë. Makina kishte ndaluar së funksionuari teksa shoferi po përpiqej të kalonte përmes rrugës së përmbytur. Dy personat ndërhynë në kohë, duke e nxjerrë shoferin në një vend të sigurt vetëm pak çaste përpara se automjeti të mbulohej plotësisht nga uji.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme