Politika 22 October 2026, 20:37 Nga VNA

Blendi Gonxhes i vjen zëri dhe kujton tortën e Pavarësisë. Për tortën e pushtetit nuk ka ndonjë koment

Ndaje në Whatsapp
Blendi Gonxhes i vjen zëri dhe kujton tortën e Pavarësisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zgjedhur të rikthejë në kujtesë tortën e famshme të 100-vjetorit të Pavarësisë për të shpjeguar një nga veprimet më të pazakonta të autoriteteve gjatë protestave në Tiranë: heqjen e gurëve të trotuareve në bulevard.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2CNN, Gonxhja argumentoi se ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës ishte e nevojshme për t’u hequr protestuesve mundësinë e përdorimit të gurëve si armë të ftohta.

“Nuk mund të kthehet dot bulevardi dhe anët e tij në një tortë pavarësie”, deklaroi ministri, duke krahasuar mënyrën se si protestuesit grumbullonin gurët në kova me skenat e dikurshme të qytetarëve që merrnin copa nga torta gjigante e Pavarësisë.

Sipas Gonxhes, pamjet filmike dëshmojnë se gurët shpërndaheshin mes protestuesve për t’u përdorur si municion gjatë përplasjeve me policinë.

“Natyrisht që është heqje arme, heqja e gurëve”, u shpreh ai, duke garantuar qytetarët se trotuaret e dëmtuara do të rimozaikohen nga ustallarët.

Kështu, pas ditësh protestash, ministri gjeti rastin të flasë për bulevardin historik, gurët e tij dhe tortën e Pavarësisë. Për tortën e pushtetit, ndërkohë, nuk pati ndonjë koment.

Lexo gjithashtu

Video

Po futët duart ju e sigurt është që shkon për dreq…

Po futët duart ju e sigurt është që shkon për dreq…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme