Politika 23 October 2026, 08:43 Nga VNA

Rama rikthen ftesën për dialog mbi ulëset prej betoni: Kush mori peng kryeqytetin, do të përgjigjet penalisht

Ndaje në Whatsapp
Rama rikthen ftesën për dialog mbi ulëset prej betoni: Kush mori

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të premte ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit, duke vendosur sërish ftesat mbi ulëset prej betoni përpara Kryeministrisë.

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme nga studentët, kreu i qeverisë këmbënguli se është i gatshëm të ulet në bisedime me këdo, në çdo vend dhe në çdo orë, për të diskutuar mbi shqetësimet dhe të ardhmen e vendit.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se dallimet në qëndrime nuk duhet të pengojnë ballafaqimin e pikëpamjeve, ndërsa dënoi përdorimin e dhunës gjatë protestave.

Megjithatë, krahas ftesës për dialog, kryeministri përsëriti edhe paralajmërimet për ndëshkime penale ndaj personave që, sipas tij, kanë nxitur dhe ushtruar dhunë në kryeqytet.

Rama akuzoi persona të maskuar se kanë marrë peng Tiranën, duke pretenduar se kanë importuar atë që ai e cilësoi si “terrori i antifas” dhe kanë vepruar në emër të studentëve.

“Kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar këtu terrorin e antifas dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, duhet ta dijë se do të përgjigjet”, deklaroi ai.

Kryeministri paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me ligjin dhe me pasoja penale, në varësi të shkeljeve të kryera.

Lexo gjithashtu

Video

Vlorë/ Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi.

Rama rikthehet me ulëset prej betoni para Kryeministrisë, kërkon dialog dhe njerëzillëk

Sonte, para Kryeministrisë…

Një gazetar australian dhe një qytetar kanë shpëtuar një shofer, automjeti i të cilit po fundosej në ujërat e përmbytjeve në Morayfield të Australisë. Makina kishte ndaluar së funksionuari teksa shoferi po përpiqej të kalonte përmes rrugës së përmbytur. Dy personat ndërhynë në kohë, duke e nxjerrë shoferin në një vend të sigurt vetëm pak çaste përpara se automjeti të mbulohej plotësisht nga uji.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme