Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar në një takim që po zhvillohet në rezidencën qeveritare, në Vilën e Kuqe në Tiranë.
Mbledhja ka nisur në orën 09:00 dhe, përveç anëtarëve të qeverisë, në të marrin pjesë edhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Një nga çështjet kryesore që po diskutohet është raportimi i ministrave lidhur me drejtuesit e agjencive dhe institucioneve në varësi të tyre, të cilëve më herët u është kërkuar dorëheqja.
Ministrat pritet të japin informacion mbi ecurinë e këtij procesi dhe situatën në institucionet që mbulojnë.






















