Politika 23 October 2026, 10:40 Nga VNA

Ergys Verdho paraqitet në SPAK, drejtori i Hekurudhës Shqiptare pranon se ka dhënë dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
Ergys Verdho paraqitet në SPAK, drejtori i Hekurudhës Shqiptare pranon

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, mbërriti këtë të premte në ambientet e SPAK. Teksa kapërcente pragun e institucionit, Verdho pranoi se ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Një prej njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut, që është në krye të Drejtorisë së Hekurudhave, në një kohë që në Shqipëri trenat nuk funksionojnë, iu bind ultimatumit të kryeministrit Edi Rama që të gjithë drejtorët duhet të paraqesin dorëheqjen.

Dhe Verdho nuk kishte si të bënte përjashtim, por firmosi dokumentin.

Deri më tani, pjesa më e madhe e drejtorëve të institucioneve qendrore kanë paraqitur dorëheqjen dhe, referuar burimeve, ata do t’i nënshtrohen një vlerësimi dhe më pas Edi Rama do të vendosë për fatin e tyre, nëse do t’i rikonfirmojë në detyrat që mbanin apo do t’i largojë.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Nga “armiqtë e popullit” te “studentët me precedentë”/ Edi Rama nxjerr publikisht emrat dhe fytyrat e protestuesve

Edi Rama mbledh ministrat në Vilën e Kuqe, me dorëheqjet e drejtorëve në tryezë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme