Politika 23 October 2026, 12:12 Nga VNA

Studenti i shkëlqyer i Mjekësisë i shpall nga Rama si kriminel në TV, i riu  i përgjigjet në shesh: Jam me mesataren 10!

Ndaje në Whatsapp

Studenti i shkëlqyer i Mjekësisë i shpall nga Rama si kriminel

Jon Suloymeri, student i Mjekësisë me mesatare 10.0, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përfshiu logon dhe foton e tij në listën e 45 personave me precedentë penalë në protestë.

Rama e akuzoi studentin për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Përmes një reagimi nga sheshi i protestës poshtë zyrës së kryeministrit, studenti i hodhi poshtë akuzat e kryeministrit si të trilluara:

 “Zoti kryeministër më akuzoi për shitje droge, por unë jam student i Mjekësisë me mesatare 10.0. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori, nuk na ndaloni dot me gënjeshtra.”

Suloymeri sqaroi se javën e kaluar u shoqërua nga policia për 7 orë e gjysmë dhe më pas u lëshua. Ai shtoi se nuk ka besim te drejtësia për të bërë denoncim.

Sa i përket pjesëmarrjes në protestë, studenti theksoi se po kërkon arsim më cilësor, duke denoncuar kushtet skandaloze në universitete:

 * Infrastruktura: Godinat ku zhvillohet mësimi janë në gjendje mizerable.

 * Pedagogët: Profesorët punojnë në disa vende pune njëkohësisht dhe nuk u njihen as fytyrat.

 * Refuzimi i dialogut: Protestuesit nuk duan dialog me qeverinë, por dorëheqjen e Ramës dhe të opozitës.

Reagimi i studentit vjen pasi Kryeministri Rama pretendoi publikisht se protestat e studentëve po financohen nga krimi i organizuar dhe forca të huaja.

Lexo gjithashtu

Video

Kështu është kur merr shef propagande Taulat Ballën.

🔴Nga “armiqtë e popullit” te “studentët me precedentë”/ Edi Rama nxjerr publikisht emrat dhe fytyrat e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme