Kronika 23 October 2026, 20:07 Nga VNA

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu, Gjykata e Apelit në Amiens shqyrton ekstradimin e tij drejt Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu, Gjykata e Apelit në

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për tenderat publikë, do të vazhdojë të qëndrojë në burg në Francë.

Gazeta franceze Le Courrier Picard raporton se Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar këtë të premte, më 23 tetor, kërkesën e tij për lirim nga paraburgimi.

Sipas gazetarit Gautier Lecardonnel, Beqiri është paraqitur sërish përpara gjykatës, tri ditë pasi Dhoma e Hetimit kishte shqyrtuar kërkesën e tij për lirim. Gjyqtarët vendosën ta refuzojnë atë, duke e lënë biznesmenin shqiptar pas hekurave deri në marrjen e një vendimi për ekstradimin e mundshëm drejt Shqipërisë.

Po këtë të premte, Dhoma e Hetimit në Amiens ka shqyrtuar edhe themelin e kërkesës së ekstradimit të paraqitur nga autoritetet shqiptare.

Beqiri, pronar i kështjellës së Berneuil-en-Bray në departamentin francez Oise, ishte arrestuar në fund të korrikut në Méaulte, pranë Albertit, pasi kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare në lidhje me një hetim për kontrata publike, ndërsa procedura e ekstradimit vijon përpara autoriteteve gjyqësore franceze.

 

Video

Sa të mbyllim dialogun me studentët do ulemi edhe me ata të IMT

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme