Sport 28 July 2026, 20:33 Nga VNA

Lazio interesohet për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar mund të rikthehet në Serie A

Ndaje në Whatsapp
Lazio interesohet për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar mund të

Armando Broja mund të jetë pranë një rikthimi në futbollin italian, pasi Lazio ka nisur të monitorojë situatën e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë për sezonin 2026/27.

Sipas mediumit italian “Solo la Lazio”, klubi nga Roma e ka përfshirë 24-vjeçarin në listën e objektivave për përforcimin e repartit ofensiv. Lazio po kërkon alternativa për sulmin dhe Broja shihet si një profil që mund t’i përshtatet projektit të skuadrës italiane.

Sulmuesi shqiptar vjen pas një sezoni të vështirë me Burnleyn, ku u përball me probleme fizike dhe nuk arriti të ketë vazhdimësi në formacion. Gjatë sezonit 2025/26, Broja regjistroi vetëm 990 minuta në të gjitha kompeticionet, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asistime.

Sipas raportimeve, Burnley është i hapur për largimin e tij në formë huazimi, me mundësi ose detyrim blerjeje, nëse arrihet një marrëveshje me një klub të interesuar.

Klubi anglez do të luajë sezonin e ardhshëm në Championship, ndërsa Broja mbetet nën kontratë me Burnleyn deri në verën e vitit 2030. Një transferim në Serie A mund t’i japë sulmuesit shqiptar mundësinë për të rikthyer ritmin dhe për të rilançuar karrierën e tij pas një periudhe të komplikuar.

Video

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme