Bota 28 July 2026, 19:47 Nga VNA

Publikohen pamjet tronditëse: Si shpërthyen katër rrotat e një avioni Ryanair gjatë uljes në Itali

Ndaje në Whatsapp
Publikohen pamjet tronditëse: Si shpërthyen katër rrotat e

BERGAMO – Autoriteti Italian për Sigurinë e Fluturimeve (ANSV) ka publikuar raportin për incidentin e ndodhur më 1 tetor 2024, kur një avion Ryanair Boeing 737 MAX 8-200, që fluturonte nga Barcelona drejt Bergamos, pësoi një defekt serioz gjatë uljes në aeroportin Orio al Serio.

Në momentin kur avioni preku pistën, katër gomat e trenit kryesor të uljes shpërthyen, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme si në avion, ashtu edhe në pistë. Në bord ndodheshin 162 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas raportit, kushtet meteorologjike ishin të mira, afrimi drejt pistës ishte normal dhe shpejtësia e uljes ishte brenda parametrave të lejuar.

Hetimi zbulon se ekuipazhi ishte në dijeni se sistemi anti-skid (që pengon bllokimin e rrotave gjatë frenimit, njësoj si sistemi ABS te makinat) nuk funksiononte. Për këtë arsye, procedura e uljes duhej të ndiqej me një renditje shumë të saktë veprimesh.

Sipas ANSV-së, pilotët filluan të ushtrojnë presion mbi frenat katër sekonda pasi avioni preku pistën, ndërsa speedbrake-ët – panelet në krahët e avionit që ulin forcën ngritëse dhe transferojnë peshën e avionit mbi rrotat – u aktivizuan vetëm shtatë sekonda pas prekjes së pistës.

Në atë moment, sistemi i frenimit kishte arritur pothuajse presionin maksimal, ndërsa pesha e avionit nuk ishte transferuar ende plotësisht mbi rrota. Pa mbrojtjen e sistemit anti-skid, rrotat u bllokuan, katër gomat shpërthyen dhe disqet metalike të rrotave fërkuan asfaltin.

Avioni arriti të ndalonte pas rreth 1.700 metrash, duke pasur ende afërsisht 1 kilometër pistë të lirë përpara.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, pasagjerët zbritën nga avioni përmes shkallëve normale, pa qenë nevoja të përdornin rrëshqitëset e emergjencës.

Çfarë zbuloi hetimi?

Raporti i ANSV-së thekson se në incident ndikuan disa faktorë:

* mungesa e trajnimit praktik në simulator për ulje me sistemin anti-skid jashtë funksionit;
* veprimet automatike të pilotëve, të krijuara nga përvoja me ulje normale ku sistemi funksionon;
* fakti që ishin çaktivizuar të dy kanalet e sistemit anti-skid, megjithëse defekti ishte konstatuar vetëm në njërin prej tyre.

Hetimi vëren gjithashtu se procedurat për këtë lloj avarie ishin të shpërndara në disa manuale të ndryshme dhe nuk paraqisnin qartë rendin e saktë të veprimeve që duhej të ndiqeshin.

Rekomandimet për Boeing dhe ndryshimet nga Ryanair

Pas hetimit, ANSV i ka drejtuar tre rekomandime kompanisë Boeing, duke kërkuar:

* trajnim fillestar dhe periodik në simulator për uljet me sistemin anti-skid jashtë funksionit;
* hartimin e një procedure të vetme dhe të qartë për këto raste;
* udhëzime më të sakta mirëmbajtjeje, duke saktësuar se kanalet funksionale të sistemit nuk duhet të çaktivizohen pa arsye.

Ndërkohë, Ryanair ka ndryshuar procedurat e saj. Kompania ka ulur nga 10 ditë në vetëm një cikël fluturimi kohën maksimale të lejuar për riparimin e një defekti në sistemin anti-skid dhe ka vendosur që, përpara se një avion të operojë në këto kushte, ekuipazhi duhet të konsultohet me një pilot të posaçëm në gatishmëri 24 orë në ditë.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme