Bota 28 July 2026, 11:51 Nga VNA

Francë, policia zbulon trupat e pesë foshnjave të pajeta të fshehura në kuti brenda një banese

Ndaje në Whatsapp
Francë, policia zbulon trupat e pesë foshnjave të pajeta të

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në qytetin Orange, në departamentin Vaucluse të rajonit Provence në Francë, ku policia gjeti trupat e pajetë të pesë foshnjave gjatë një kontrolli në banesën e një çifti.

Sipas burimeve pranë hetimit, mbetjet e foshnjave ishin fshehur brenda kutive në shtëpinë e bashkëshortëve. Zbulimi u bë gjatë një operacioni policor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tyre.

Mediat franceze raportojnë se gruaja e çiftit solli në jetë një foshnjë një ditë më parë dhe fëmija është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky nuk është rasti i parë i dyshuar për infanticid në Francë gjatë këtij viti. Në muajin shkurt, një grua rreth 50 vjeç u arrestua pasi trupat e dy foshnjave u gjetën në frigoriferin e saj në departamentin Haute-Saône. Një rast tjetër i ngjashëm u regjistrua edhe në vitin 2015 në jug të Francës, ku pesë trupa foshnjash u zbuluan në frigoriferin e një banese.

Autoritetet franceze vijojnë hetimet për të përcaktuar identitetin e foshnjave, kohën e vdekjes dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme