Sport 29 July 2026, 19:14 Nga VNA

Infantino ofron 10 miliardë dollarë për federatat, UEFA dhe AFC kundër projektit

Ndaje në Whatsapp
Infantino ofron 10 miliardë dollarë për federatat, UEFA dhe AFC

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raportohet se ka hedhur në tavolinë një projekt ambicioz që përfshin një fond prej 10 miliardë dollarësh për 211 federatat anëtare, në këmbim të mbështetjes së tyre për një model të ri të menaxhimit të kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit.

Sipas The Times, Infantino synon të krijojë kompaninë "FIFA Forward Enterprise", e cila do të administrojë të drejtat komerciale të Kupës së Botës për meshkuj, Kupës së Botës për femra dhe Kupës së Botës për Klube.

Nëse plani miratohet, çdo federatë anëtare do të përfitojë rreth 17.5 milionë euro, me të drejtën për ta mbajtur ose shitur këtë pjesë financiare. Federatat kanë 53 ditë kohë për të vendosur nëse do t'i bashkohen projektit.

Nisma ka shkaktuar reagime të forta në futbollin ndërkombëtar. UEFA ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj mënyrës se si është prezantuar projekti, ndërsa sipas Sky Sports, disa vende evropiane po shqyrtojnë edhe mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës nëse ai miratohet.

Kritika kanë ardhur edhe nga CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit, të cilat kanë denoncuar mungesën e transparencës dhe faktin se nuk janë konsultuar për një vendim që mund të ndryshojë të ardhmen e turneve më prestigjioze të FIFA-s.

Një tjetër element që ka nxitur debat është raportimi se Infantino mund të marrë një rol drejtues në kompaninë e re pas përfundimit të mandatit të tij si president i FIFA-s në vitin 2031.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme