Politika 1 August 2026, 14:05 Nga VNA

Berisha: Olsi Rama të hetohet edhe nga SHBA, është njeriu kryesor i lojërave ilegale

Ndaje në Whatsapp

fvdfdfdv.jpg

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një nga personat kryesorë të përfshirë në lojërat e paligjshme të fatit dhe në skemat mashtruese të Call Center-ave. Gjatë një bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se opozita do të kërkojë që Olsi Rama të hetohet jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, meqenëse ai gëzon shtetësinë shqiptaro-amerikane dhe ligjet e SHBA-ve ndalojnë përfshirjen në veprimtari kriminale edhe jashtë territorit të tyre.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së konfirmoi se opozita nuk do ta mbështesë projektligjin për lojërat e fatit, të cilin ai e cilësoi si një ligj të bërë posaçërisht për interesat e Olsi Ramës. Berisha theksoi se vendi i çdo personi të përfshirë në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj është para ligjit.

Më tej, Berisha u ndal te arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, duke kërkuar transparencë të plotë mbi mandatin ndërkombëtar të arrestit. Ai akuzoi SPAK-un se nuk po kryen hetime ndaj Beqirit dhe se prangosja e tij jashtë vendit ndodhi rastësisht, e jo si rezultat i një operacioni të koordinuar. Kryedemokrati kërkoi që të hetohen të gjitha kontratat publike, pasuritë dhe lëvizjet financiare të Beqirit, duke i mëshuar akuzave për lidhje të tij me kryeministrin Rama dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Lidhur me reformën administrative, Berisha deklaroi se reduktimi i njësive vendore nga 410 në 61 bashki ka dëmtuar rëndë zonat rurale duke ndërprerë investimet dhe shërbimet bazë. Sipas tij, kjo politikë bashkë me dobësimin e mbështetjes për bujqësinë dhe shtresat në nevojë ka nxitur një emigracion masiv, të cilin ai e cilësoi si një "gjenocid të butë" demografik për të cilin përgjegjësit duhet të mbajnë llogari.

Berisha iu bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t'i bashkohen protestës së opozitës, të cilën e quajti si "uraganin e lirisë" që ka tronditur qeverinë.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme