Politika 31 July 2026, 21:16 Nga VNA

Përfaqësues të PS dhe PD në Divjakë kundër reformës territoriale, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Ndaje në Whatsapp

fvdfvvfvd.jpg

Qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Lushnjës, një nismë që është pjesë e diskutimeve për reformën e re territoriale.

Në krye të protestës ishte kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorreja, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili iu bashkua kundërshtimit të qytetarëve ndaj ndryshimit të propozuar. Në tubim morën pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre deputetët Sajmir Korreshi dhe Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e PD-së, Ilda Dhori.

Pjesëmarrësit në protestë argumentuan se shkrirja e Bashkisë Divjakë do të ndikonte në largimin e shërbimeve publike nga qytetarët dhe në dobësimin e përfaqësimit vendor. Ata kërkuan që Divjaka të vijojë të funksionojë si njësi administrative më vete, me vendimmarrje sa më pranë komunitetit.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme