Politika 31 July 2026, 20:03 Nga VNA

Protestë në Dimal kundër bashkimit me Beratin, qytetarët firmosin peticion për ruajtjen e bashkisë

Ndaje në Whatsapp

nghnhnhg.jpg

Banorët e Dimalit i janë bashkuar protestave kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Territoriale, e cila parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Beratit.

Qytetarët kanë kundërshtuar nismën e mazhorancës, duke argumentuar se shkrirja e Bashkisë Dimal do të ndikojë negativisht në ofrimin e shërbimeve vendore dhe do të largojë institucionet nga qytetarët.

Përveç protestës, banorët kanë firmosur edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia Dimal të vijojë të funksionojë si njësi më vete e qeverisjes vendore.

Sipas protestuesve, Dimal është një zonë me rëndësi të veçantë për shkak të zhvillimit bujqësor, shtrirjes territoriale, numrit të banorëve dhe vlerave historike që mbart. Ata argumentojnë se bashkimi me Beratin do të krijojë vështirësi për qytetarët, veçanërisht për fermerët e njësive administrative Kutalli, Cukalat dhe Poshnjë, të cilët do të duhet të përballen me distanca dhe procedura më të vështira administrative.

“Është qyteti ku duam të rrisim fëmijët tanë”, janë shprehur banorët, duke kërkuar që Bashkia Dimal të mos përfshihet në procesin e riorganizimit territorial.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme