Politika 31 July 2026, 13:14 Nga VNA

Protestë para SPAK kundër Belinda Ballukut, protestuesit: “Balluku në burg”

Ndaje në Whatsapp
Protestë para SPAK kundër Belinda Ballukut, protestuesit:

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të premte para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kanë protestuar kundër ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Protestuesit mbanin pankarta në duar dhe hodhën thirrje si: “Balluku në burg” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta u zhvillua në kohën kur Balluku pritej të paraqitej në ambientet e SPAK. Një prej protestuesve deklaroi se protesta synon të kundërshtojë, sipas tij, aferat korruptive. “Është vendimi i Belindës për t’i hapur rrugën Mbretëreshës së Shqipërisë. Nuk kemi asgjë me policinë. Protesta bëhet që të mos vjedhë”, u shpreh ai.

Gjatë tubimit, në zonë mbërritën edhe forca të Policisë së Shtetit, të cilat tentuan të largonin protestuesit nga hyrja e SPAK.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme