Politika 30 July 2026, 21:06 Nga VNA

Protestë në Poliçan kundër Reformës Territoriale: “Poliçani nuk preket”

Ndaje në Whatsapp
Protestë në Poliçan kundër Reformës Territoriale:

Qytetarët e Poliçanit dolën mbrëmjen e së enjtes në protestë kundër Reformës Territoriale, duke kundërshtuar mundësinë që bashkia e tyre të preket nga riorganizimi i ri administrativ, i cili po diskutohet në vend. 

Me pankarta në duar, banorët u mblodhën në sheshin përpara kinemasë së qytetit, duke kërkuar që Poliçani të vijojë të mbetet bashki më vete.

“Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit” dhe “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, ishin disa nga mesazhet që mbanin protestuesit.

Banorët u shprehën se çdo ndryshim i statusit administrativ të Poliçanit do të ndikonte negativisht në zhvillimin e qytetit dhe në të ardhmen e komunitetit, ndaj kërkuan që qeveria të heqë dorë nga çdo plan që prek bashkinë.

Gjatë tubimit u firmos edhe një peticion, përmes të cilit qytetarët kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e parashikuara nga Reforma Territoriale.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme