Politika 31 July 2026, 20:44 Nga VNA

Eric Wendt kalon hapin e parë në Senatin amerikan, i hapet rruga emërimit si ambasador në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

fgbgbgb.png

Eric Wendt, kandidati i nominuar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka marrë një votë pozitive në Senatin amerikan, duke kaluar një nga etapat procedurale drejt konfirmimit të tij në këtë detyrë.

Senati ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, ku përfshihet edhe kandidatura e Wendt për postin e ambasadorit në Tiranë.

Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas linjave partiake. Megjithatë, përfshirja e emrit të Wendt në këtë listë nuk nënkupton ende konfirmimin përfundimtar si ambasador, por i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së tij nga Senati.

Nëse miratohet, Eric Wendt do të jetë ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas largimit të Yuri Kim në qershor të vitit 2023. Që prej asaj kohe, Ambasada e SHBA-së në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa përpjekjet për emërimin e një ambasadori të ri nuk u finalizuan.

Kandidatura e Wendt shihet si një sinjal për një angazhim të mëtejshëm të Uashingtonit në marrëdhëniet me Shqipërinë, për shkak të profilit të tij të lartë ushtarak dhe përvojës në strukturat e NATO-s.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme