Politika 31 July 2026, 17:50 Nga VNA

Bardhi apel diplomacisë për Reformën Territoriale: Rrezikohet manipulimi i zgjedhjeve përmes ndryshimit të kufijve administrativë

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u është drejtuar me një letër selive diplomatike në Tiranë dhe institucioneve ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime për procesin e Reformës Territoriale dhe duke akuzuar Partinë Socialiste për shkelje të konsensusit politik.

Në letrën me datë 27 korrik 2026, Bardhi argumenton se qasja e mazhorancës bie ndesh me standardet ndërkombëtare, kërkesat e institucioneve evropiane, Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, si edhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ekziston rreziku që, ashtu si në vitin 2014, rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për qëllime elektorale.

"Ashtu si në vitin 2014, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme për kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe zgjedhjet parlamentare", shkruan Bardhi.
Ai thekson se ndryshimi i kufijve të bashkive dhe qarqeve pa marrëveshje politike, pa konsensus dhe pa një proces gjithëpërfshirës e transparent krijon avantazhe për shumicën në pushtet, duke e bërë reformën të papranueshme për opozitën.

Në letrën e dërguar të hënën, kreu i grupit parlamentar të PD-së u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë në këtë proces.

"Do ta vlerësonim çdo ndërhyrje apo apel publik drejtuar autoriteteve shqiptare dhe shumicës parlamentare për të rishqyrtuar këtë vendim, për të rivendosur mandatin e Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026 dhe për të garantuar përfundimin e Reformës Territoriale përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës dhe transparent", thuhet në letër.
Bardhi kërkon gjithashtu që çdo produkt i Komisionit të Posaçëm, përpara miratimit në seancë plenare, të certifikohet nga Komisioni i Venecias ose nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, të cilët i cilëson si institucionet më të specializuara në këtë fushë.

Sipas PD-së, Grupi Parlamentar ka hartuar edhe një raport të detajuar mbi ecurinë e procesit, ku argumenton se mazhoranca po shkel parimet evropiane që duhet të udhëheqin reformën administrativo-territoriale.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme