
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit. Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 19:46 sipas orës lokale.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në zonën e supervullkanit Phlegraean Fields, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në rreth 4 kilometra. Sipas mediave italiane, kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në këtë zonë gjatë 40 viteve të fundit.
Pas tërmetit, energjia elektrike u ndërpre në disa lagje të Napolit, ndërsa shumë banorë dolën në rrugë për shkak të panikut.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar. Megjithatë, janë regjistruar dëme materiale, përfshirë shembjen e një muri përgjatë një linje hekurudhore dhe rrëshqitjen e një pjese kodre në zonën e Pozzuolit.






















