Bota 31 July 2026, 18:59 Nga VNA

Mijëra emigrantë marokenë drejt Ceutës, Meloni merr masa: Italia pezullon Shengenin me Spanjën

Ndaje në Whatsapp

dfvfdfvd.jpg

Qeveria italiane ka vendosur të pezullojë përkohësisht regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, të parashikuar nga Marrëveshja e Shengenit, pas krizës së krijuar në Ceuta, ku mijëra emigrantë nga Maroku tentuan të hyjnë në territorin spanjoll.

Vendimi i Romës vjen pas tensioneve të shtuara që nisën prej ditës së parë të krizës, kur autoritetet italiane kritikuan ashpër menaxhimin e situatës nga qeveria spanjolle. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe kryeministrja Giorgia Meloni paralajmëruan më herët mundësinë e pezullimit të zbatimit të rregullave të Shengenit.

“Italia nuk do të qëndrojë duarkryq”, deklaroi Meloni, duke i cilësuar pamjet nga Ceuta si “tronditëse”.

Edhe ministri i Jashtëm italian reagoi ndaj situatës, duke kritikuar politikat e Madridit për emigracionin. Sipas tij, vendimi i qeverisë spanjolle për t’u dhënë shtetësi spanjolle dhe rrjedhimisht evropiane një numri të madh emigrantësh të parregullt ishte një gabim serioz, pasi sipas tij mund të nxisë aktivitetin e rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Kriza në Ceuta ka sjellë reagime edhe nga institucionet europiane. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë hyrje të parregullta në territorin e tij dhe kërkoi ndalimin e kalimeve të rrezikshme si dhe goditjen e rrjeteve të trafikantëve.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të hyjë në Bashkimin Evropian pa respektuar rregullat tona”, u shpreh von der Leyen.

Ndërkohë, Franca dhe Gjermania kanë deklaruar gatishmërinë për të mbështetur Spanjën nëse Madridi do të kërkojë ndihmë. Nga ana tjetër, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të disa rregullave të Marrëveshjes së Shengenit pas zhvillimeve në Ceuta.

Kriza ka marrë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara. Ish-presidenti amerikan Donald Trump e përdori situatën për të kritikuar kundërshtarët e tij politikë demokratë, duke deklaruar se pamjet nga Ceuta tregojnë pasojat që, sipas tij, mund të sjellin politikat e tyre mbi emigracionin.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se të paktën 57 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës. Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa persona raportohet se kanë humbur jetën në anën marokene të kufirit.

Sipas të dhënave paraprake, disa prej viktimave u mbytën, ndërsa të tjerë humbën jetën gjatë përleshjeve të krijuara nga turma që tentonte të kalonte strukturat mbrojtëse kufitare.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme