Sociale 31 July 2026, 22:04 Nga VNA

Protesta e 62-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kundërshtojnë reformën territoriale

Ndaje në Whatsapp

fvddfvdfv.jpg

Qytetarët janë mbledhur sërish për të 62-tën herë përpara godinës së Kryeministrisë, duke rikonfirmuar vendosmërinë e tyre në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit qeveritar.

Tubimi nisi me mbledhjen e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, nga ku ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor drejt Kryeministrisë, për të vijuar me një seri fjalimesh nga aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarët që artikuluan shqetësimet kryesore mbi gjendjen ekonomike, sociale dhe iniciativat më të fundit ligjore të qeverisë.

Aktivisti Edison Lika vuri theksin te propozimet për reformën e re territoriale, duke u bërë thirrje banorëve të bashkive që preken nga ky riorganizim të organizojnë protesta lokale e më pas t'i bashkohen tubimit qendror në Tiranë. Sipas tij, pas viteve të lënies pas dore të qyteteve të vogla, plani i ri i qeverisë synon shkrirjen përfundimtare të tyre administrative, çka kërkon një reagim të drejtpërdrejtë qytetar.

Në të njëjtën linjë, aktivistja Arvina Lleshi listoi një sërë shkaqesh sociale dhe ekonomike që, sipas saj, e bëjnë të domosdoshme praninë e qytetarëve në shesh. Ajo nëvizoi vështirësitë me të cilat përballen familjet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte, nivelin e ulët të pensioneve që pamundëson një jetesë të dinjitetshme për të moshuarit, si dhe mungesën e theksuar të medikamenteve bazë në spitalet publike, duke e konsideruar dorëheqjen e kryeministrit si të vetmen rrugëdalje.

Protesta u shoqërua me parulla, thirrje dhe pankarta të ndryshme, ndërsa në pllakat e bulevardit u shfaq edhe mesazhi simbolik i radhës "Me Bashkitë".

Pas përmbylljes së fjalimeve përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit vijuan marshimin në disa nga akset kryesore të kryeqytetit, ndërsa organizatorët konfirmuan se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje edhe në ditët e ardhshme.

vffvdfvd.jpg

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme