Politika 31 July 2026, 22:34 Nga VNA

"Reforma Territoriale 2.0" shton zemërimin e qytetarëve ndaj qeverisë, protesta në disa qytete

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-31 at 10.34.01 PM.jpeg

Banorët e bashkive që rrezikojnë të shkrihen e të bashkohen me njësish më të mëdha kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar këtë plan. Sipas tyre, humbja e autonomisë vendore do të sjellë largim të shërbimeve, burokraci të tepërt dhe kosto shtesë për secilën familje.

Në Memaliaj, qytetarët u shprehën hapur kundër bashkimit me Tepelenën, duke thënë se largësia gjeografike do t'u vështirësojë marrjen e dokumenteve bazë, kryesisht për ata që jetojnë në fshatra të thella.

Ndërkohë, në Dimal, protestuesit refuzuan shkrirjen me Beratin dhe Poliçanin, duke theksuar se zona e tyre ka peshë të madhe bujqësore dhe se fermerët e Kutallisë, Cukalatit e Poshnjës do të jenë më të dëmtuarit nga ky vendim.

Kësaj valë reagimesh i janë bashkuar edhe banorët e Klosit dhe Prrenjasit. Në Klos, qytetarët kërkuan të mos bashkohen me Matin me argumentin se shërbimet publike do të përkeqësohen, ndërsa në Prrenjas u bë e qartë se komuniteti nuk pranon të qeveriset nga Bashkia e Librazhdit, duke kërkuar që zyrat administrative të mbeten në qytetin e tyre.

Ndërkohë, protesta në Divjakë mori një dimension më të gjerë politik. Kundërshtimit të banorëve ndaj shkrirjes me Lushnjën iu bashkua edhe vetë kryetari socialist i bashkisë, Josif Gorreja, krah përfaqësuesve opozitarë si deputetët e PD, Sajmir Korreshi e Brunilda Haxhiu, dhe ish-deputetes Ilda Dhori. Pjesëmarrësit nënvizuan se mbrojtja e autonomisë së Divjakës është e domosdoshme për të garantuar përfaqësim dinjitoz vendor dhe shërbime efikase pranë komunitetit.

Qytetarët e Poliçanit ishin të parët që reaguan për bashkimin me atë të Beratit, çka ka nxitur një protestë mbrëmjen e së enjtes, ku qindra banorë dolën në rrugë me thirrjet “Mos prekni Poliçanin” dhe “Poliçani kundër Shpopullimit”. Revoltës në këtë bastion tradicional të së majtës i u bashkuan dhjetëra socialistë që dogjën publikisht teserat e partisë, si dhe vetë kryetari i PS-së lokale, Erion Zylyftari, i cili deklaroi dorëheqjen nga detyra pasi e cilësoi planin e ri territorial si një tradhti ndaj komunitetit.

Mbetet për t'u parë nëse qeveria do të reflektojë përballë kësaj vale të re pakënaqësie apo do të insistojë në zbatimin e reformës sipas planit të propozuar.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme