Politika 31 July 2026, 19:48 Nga VNA

Protestë në Memaliaj kundër reformës territoriale, banorët kërkojnë të mbeten bashki më vete

Ndaje në Whatsapp

sddccsdsdc.PNG

Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Territoriale, të cilat parashikojnë bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Bashkinë e Tepelenës.

Qytetarët shprehen kundër kësaj nisme, duke argumentuar se shkrirja e dy njësive vendore do të sjellë vështirësi për banorët dhe rritje të kostove, për shkak të shtrirjes së gjerë territoriale të zonës.

Sipas protestuesve, zhvendosja e qendrës administrative dhe përqendrimi i shërbimeve vendore në një tjetër bashki do të ndikojë negativisht te qytetarët, veçanërisht tek ata që jetojnë në zona të thella dhe kanë më shumë vështirësi për të aksesuar institucionet.

Banorët kërkojnë që Bashkia Memaliaj të vijojë të funksionojë si njësi e pavarur e qeverisjes vendore, duke kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tyre, do të kufizojë aksesin në shërbime publike.

Kundërshtime ndaj ndryshimeve të propozuara territoriale janë shfaqur edhe në Poliçan dhe Klos, ku banorët kanë zhvilluar protesta duke kërkuar ruajtjen e bashkive të tyre.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme