Politika 31 July 2026, 11:46 Nga VNA

Rama: Deri në vitin 2028 ushtria shqiptare do të jetë e pajisur sipas standardeve të NATO-s, synojmë të furnizojmë edhe SHBA-në  

Ndaje në Whatsapp
Rama: Deri në vitin 2028 ushtria shqiptare do të jetë e pajisur

Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në vitin 2028 Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë të gjitha kapacitetet e nevojshme ushtarake, duke theksuar se ushtrisë nuk do t’i mungojë asnjë mjet, nga automjetet e lehta deri te armatimet më të sofistikuara.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s nga kompania “Timak Defence”, Rama tha se po mbyllet një epokë kur ushtria përballej me mungesa të vazhdueshme në logjistikë.

“Plani ynë është që brenda vitit 2028 ushtria shqiptare të ketë të gjitha mjetet, që nga makina më e lehtë deri te armët më të sofistikuara. Nuk do të ketë asnjë mjet që do t’i mungojë Forcave të Armatosura. Do të kemi një flotë të madhe mjetesh sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura do të pajisen edhe me sisteme të tjera që kanë nisur të projektohen dhe prodhohen në vend, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Rama zbuloi edhe një objektiv më ambicioz, duke deklaruar se Shqipëria synon të bëhet furnizuese edhe për ushtri aleate.

“Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë produkte të prodhuara në Shqipëri që do t’ia japim edhe ushtrisë amerikane. Parafytyroni një ushtar të SHBA-së me një prodhim ‘made in Albania’. Kjo është Shqipëria tjetër që kemi ndërtuar dhe do të japë edhe më shumë rezultate”, deklaroi Rama.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme