Politika 30 July 2026, 10:09 Nga VNA

Prapaskenat e paktit me Serbinë, ish-deputetja e PS shpërthen ndaj Ministrit të Jashtëm: Çfarë kërkon konsullata serbe në Shkodër?!

Ndaje në Whatsapp

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila kaloi si deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, ka ngritur dyshime të forta diplomatike dhe kombëtare lidhur me negociatat e fundit mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, dhe homologut të tij serb, Marko Gjuriq.

Në një reagim publik, Koçeku denoncon lajmet e konfirmuara nga mediat serbe për hyrjen në bisedime për hapjen e një konsullate serbe në qytetin e Shkodrës, një lëvizje që ajo e cilëson të pashpjegueshme dhe me prapavijë të qartë gjeopolitike.

"Çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër?"
Përmes një analize të detajuar, deputetja e Shkodrës vë në dukje mungesën e çdo arsyetimi demografik apo praktik për një hap të tillë, duke akuzuar diplomacinë shqiptare për dritëshkurtësi dhe politika të buta ndaj Beogradit.

"Mediat serbe këto ditë kanë fillu me përhapë nji lajm që shpresoj nuk asht i vërtetë. Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, z. Ferit Hoxha, dhe homologu i tij serb, z. Marko Gjuriq, paskan hy në bisedime për hapjen e nji konsullate serbe në Shkodër..." 

"Në njoftimin zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Beograd përmendet vetëm hapja e konsullatës shqiptare në Bujanoc, ndërsa nuk ka asnji referencë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Që të hapet konsullata shqiptare në Bujanoc ka shumë arsye dhe asht e nevojshme, por hapja e nji konsullate serbe në Shkodër asht e çuditshme."

Koçeku i drejtohet drejtpërdrejt drejtuesit të diplomacisë shqiptare duke kërkuar llogari urgjente për këtë ujdi të mundshme:

"Çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër? Kujt i shërben ajo konsullatë? Këtyne dhe shumë pyetjeve të tjera ministri jonë i jashtëm z. Hoxha duhet me iu dhanë përgjigje sa ma parë, nëse ky lajm asht i vërtetë."

Duke iu referuar Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, Koçeku thekson se hapja e një misioni konsullor bëhet për t'i shërbyer një komuniteti të konsiderueshëm apo shkëmbimeve tregtare. Shifrat zyrtare në terren, sipas saj, nxjerrin lakuriq mungesën e bazës reale për këtë kërkesë:

"Në censusin e vitit 2023, në tanë qarkun e Shkodrës rezultojnë vetëm 54 persona të vetëdeklaruem si serbë... Në total, në tanë qarkun e Shkodres janë 296 persona të komuniteteve sllavishtfolëse, ma pak se 0.2% e popullsisë."

"Kjo don me thanë se hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk bazohet aspak në nevoja reale të komunitetit. Përkundrazi, e ban krejt të arsyeshëm dyshimin se kena të bajmë me nji lëvizje me interes gjeopolitik nga ana e Serbisë."
"Më bëjnë përshtypje politikat e buta kundrejt Serbisë"

Më tej, ish-deputetja e PS-së godet qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave agresive të Beogradit kundër Kosovës, duke bërë thirrje për ruajtjen e interesit kombëtar dhe linjës euroatlantike:

"Do kishte qenë e udhës që edhe autoritetet shqiptare të kishin mbajtë nji qëndrim ma të fortë. Por kjo nuk ka ndodhë dhe më bajnë jashtë mase përshtypje politikat e buta kundrejt Serbisë."

"Hapja e nji konsullate serbe në Shkodër nuk kishte me u shërby aspak interesave të shqiptarëve, por vetëm interesave të Serbisë, tue ia forcu edhe ma tej pozitat në rajon. Kjo nuk asht në përputhje as me interesat tona kombëtare, as me aspiratat euroatlantike të Shqipnisë."

Deri më tani, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka pasur një reagim zyrtar sqarues lidhur me pretendimet e ngritura dhe deklaratat e bëra nga mediat dhe diplomatët serbë.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme