Politika 30 July 2026, 08:59 Nga VNA

Nga përgënjeshtrimi te hetimi: Ministria e Shëndetësisë ndryshon qasje për rastin e pacientit në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Nga përgënjeshtrimi te hetimi: Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar një hetim të thelluar administrativ për rastin e 52-vjeçarit nga Durrësi. Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Spitali Rajonal i Durrësit dhe institucionet shëndetësore dolën publikisht për të përgënjeshtruar lajmet mbi trajtimin e pacientit, duke publikuar edhe të dhëna nga kartela e tij shëndetësore dhe informacione mbi gjendjen klinike, një veprim që hapi debat mbi respektimin e konfidencialitetit mjekësor.

Sot, qasja duket ndryshe. Vetë Ministria kërkon të verifikojë jo vetëm veprimet e spitalit, por edhe përgjegjësinë e strukturave të shërbimit social, dokumentacionin, menaxhimin dhe transportimin e pacientit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi administrativ do të përfshijë verifikimin e procedurave të ndjekura nga Spitali Rajonal i Durrësit, veprimet e strukturave të shërbimit social, dokumentacionin shëndetësor dhe administrativ, si edhe përgjegjësinë e personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit. Për këtë qëllim, Ministria ka angazhuar në terren drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror.

Ndërkohë, sipas Ministrisë, pacienti vijon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa rezultatet e verifikimit pritet të përcaktojnë nëse janë respektuar të gjitha procedurat dhe nëse ka përgjegjësi administrative apo ligjore.

Zhvillimi i sotëm ndryshon ndjeshëm panoramën e krijuar vetëm një ditë më parë. Nëse dje institucionet u përqendruan te përgënjeshtrimi i lajmit dhe mbrojtja e mënyrës së trajtimit të pacientit, sot është vetë Ministria e Shëndetësisë që urdhëron një hetim të thelluar administrativ.

Kjo ngre natyrshëm një tjetër pyetje: çfarë ndodhi brenda 24 orëve? A u desh që rasti të merrte jehonë të gjerë në media dhe të hapej debati për publikimin e të dhënave shëndetësore të pacientit që Ministria të urdhëronte një verifikim të plotë?

Përgjigjja do të vijë nga rezultatet e hetimit. Por një fakt mbetet i dukshëm: vetëm pasi rasti u bë objekt i debatit publik dhe mediatik, ai kaloi nga një përgënjeshtrim zyrtar në një hetim të plotë administrativ të urdhëruar nga vetë Ministria.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme