Politika 28 July 2026, 16:16 Nga VNA

Agron Shehaj justifikon marrjen e dokumentit sekret si “ushtrim i të drejtës së deputetit”

Ndaje në Whatsapp

dsdcsdc.jpg

Agron Shehaj kërkon të relativizojë veprimin e tij pas përjashtimit me 60 ditë nga Kuvendi, për marrjen e dokumentit sekret të marrëveshjes së kredisë me SHBA dhe largimit me të nga ambientet e Parlamentit.

Në një intervistë për News24, deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia u përpoq ta paraqiste situatën jo si një shkelje të rregullave parlamentare, por si një përballje për të drejtat e deputetëve. Shehaj deklaroi se dokumenti nuk ka dalë jashtë Kuvendit dhe këmbënguli se nuk ka kryer asnjë krim.

Sipas tij, marrja e dokumentit ishte një e drejtë e tij si deputet, duke e zhvendosur debatin nga përgjegjësia për veprimin e kryer tek pretendimet për kufizimin e opozitës në Parlament.

“Ne jemi në luftë të përditshme, në luftë me të drejtën e fjalës, në luftë edhe për të hyrë në Kuvend. Të marrësh apo edhe të rrëmbesh një të drejtë është krim? Nëse po, unë kam kryer një krim dhe do ta bëj”, u shpreh Shehaj.

Veprimet e mazhorancës, kur ajo ka përdorur forcën e numrave për të miratuar nisma ligjore edhe përballë kundërshtimeve të opozitës, janë tashmë një realitet i njohur i jetës parlamentare. Megjithatë, kjo nuk e justifikon veprimin e Agron Shehajt duke "rrëmbyer" një dokumenti sekret dhe largimin me të nga ambientet e Kuvendit.

Kundërshtimi politik dhe beteja parlamentare zhvillohen përmes debatit, procedurave dhe mjeteve institucionale, jo përmes veprimeve që krijojnë skena të papërshtatshme dhe dëmtojnë seriozitetin e institucionit të Parlamentit.

Dhe relativizimi i këtij veprimi nga Shehaj, duke e paraqitur si një akt në mbrojtje të të drejtave të opozitës, nuk e zhbën përgjegjësinë për shkeljen e rregullave të Kuvendit. Kritika ndaj mazhorancës është legjitime, por ajo nuk mund të përdoret si justifikim për veprime që cenojnë institucionin parlamentar.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme