Kronika 28 July 2026, 15:22 Nga VNA

Kryebashkiaku Shkreli dëshmon në GJKKO: Nuk kam kërkuar vota, mesazhi ‘jepi zjarr’ ishte për pjesëmarrjen në miting

Ndaje në Whatsapp

vfdfvfddf.jpg

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, u pyet në procesin penal në ngarkim të tij në Gjykatën e Posaçme, ku akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

“Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematika që në vitin 2019 me energjinë elektrike. Unë çdo ditë bëj telefonata për problemet e banorëve. Mund të jem edhe sot në përgjim. Dje mora një drejtor tjetër, sepse kishte problem me dritat në një fshat tjetër. Marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematika dhe më vijnë ankesa.

Mesazhi që prokuroria thotë ‘jepi zjerm’ është që kam kërkuar në takimin elektoral që do të zhvillohej të kishte ovacione. Nuk kam kërkuar vota dhe as kam ofruar materiale apo vende pune për vota.

Kam kërkuar që të vijnë sa më shumë njerëz në miting. Si tek mitingu i PS-së, ashtu edhe ai i PSD-së, ka qenë situatë e tensionuar. 500 herë më kanë marrë në telefon për problemet e banorëve, nuk më pushonte telefoni nga ankesat. Banorët kishin dy javë pa drita.

Një frazë që prokuroria thotë se ua kam thënë banorëve, ‘ua kam dhënë unë lekët’, është që në bindjen e qytetarëve defekti i linjës do të rregullohej, por unë nuk i kam dhënë asnjë lek OSHEE-së”, deklaroi Shkreli.

Ai foli edhe për momentin kur BKH-ja ushtroi kontroll në kulmin e fushatës elektorale, kohë të cilën kryeministri Rama e akuzoi publikisht se po punonte në dy fronte, duke nënkuptuar në favor të PSD-së.

“Agjentët e BKH-së erdhën te banesa dhe lokali im. Ishin me forca policie. Çunat e nderuar më kontrolluan, më morën telefonin që kisha në dorë. I pyeta: ‘Çfarë ju duhet?’. Më thanë: ‘Na jep pasaportën e celularit’. E hapa telefonin dhe ua dhashë”, theksoi Shkreli.

Ndërhyri prokurori i SPAK, Dritan Prençi: “I pandehur, janë disa biseda në celular që ke thënë: ‘Të martën e ke të kryer, veç shife mos po na vonon, veç për Tomën zjarr, si me qenë për mua, jua di për nder’. Për çfarë flitet në përmbajtjen e kësaj bisede?

I ke thënë në celular: ‘Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi’. Çfarë ke dashur të thuash?

Sot më prunë preventivin, i ke thënë: ‘Çfarë pune i kreve?’”

Shkreli iu përgjigj: “E kam thënë si batutë, për t’i mbushur mendjen që këtë problem po e zgjidh unë. Fjalën ‘zjarr’ e kisha që tek mitingu i Tom Doshit të vinit sa më shumë njerëz”.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme