Kronika 28 July 2026, 12:13 Nga VNA

Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmon vëllai: Nuk jam interesuar kush e vrau

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.jpg

Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut, i cili u ekzekutua në vitin 2021 në Gjocaj të Peqinit, dëshmoi në procesin penal ndaj Laert Haxhiut, i cili akuzohet nga SPAK si urdhërues dhe organizator i vrasjes për motive hakmarrjeje.

Vrasja e Albi Bashaliut u porosit nga Lorenc Lala, i cili, sipas SPAK, pagoi shumën prej 50 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Dëshmia:

Leonard Bashaliu (u shoqërua me pranga në duar nga Policia e Burgjeve, pasi ndodhet në burgun e Peqinit duke vuajtur një dënim për vrasje): Kam dëshmuar edhe njëherë, ndaj kam të drejtë të mos përgjigjem.

SPAK: Jemi në procesin e Laert Haxhiut.

Gjykata: Duhet të dëshmoni, sepse është proces më vete.

SPAK: Kur është vrarë vëllai juaj?

Leonard Bashaliu: Vëllai është vrarë në vitin 2021. Ngjarjen e kam marrë vesh nga televizioni në paraburgim.

SPAK: A ke kërkuar takim, ose të ka ardhur njeri?

Leonard Bashaliu: Ka ardhur mami të më shihte, nuk folëm për ngjarjen.

SPAK: Keni mendim se kush mund ta ketë vrarë vëllanë tuaj?

Leonard Bashaliu: Nuk e kam idenë.

Prokurori: Ju u akuzuat për vrasjen e Xhahysës. E pohoni që e vratë ju?

Leonard Bashaliu: Ylber Xhahysën e kam vrarë unë. Kam marrë dënimin dhe kam shprehur pendesë.

SPAK: Albert Xhahysa kishte lënë fëmijë?

Leonard Bashaliu: "Ka dy çuna dhe një vëlla. Nuk e di kush e ka vrarë vëllanë.

SPAK: A jeni interesuar se kush mund ta ketë vrarë?

Leonard Bashaliu: Jo.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme