Kronika 27 July 2026, 10:58 Nga VNA

Pjesë e grupit që përmbyti Finlandën me drogë, lirohet në arrest shtëpie Erind Agalliu

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e grupit që përmbyti Finlandën me drogë, lirohet

Gjykata e Apelit të Posaçëm zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Erind Agalliun alias Teneqexhiun. Sipas urdhërimit të gjykatës, i dyshuari urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij.

Agalliu u arrestua në kuadër të një aksioni të përbashkët mes SPAK dhe Finlandës, ku u firmosën masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë. Grupi ku ai bënte pjesë kishte trafikuar 900 kg kanabis, kokainë e amfetaminë.

Nga hetimi i përbashkët rezultoi se gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuara, organizuara dhe drejtuara nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja, si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës, duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose, në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera.

Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë: trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis, si dhe sasi të konsiderueshme kokaine; shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjera.

Lexo gjithashtu

Video

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme