Kronika 26 July 2026, 15:36 Nga VNA

“Isha në gjumë kur më kërcënoi ta ndiqja…” Rrëfimi i Rozalina Plakës pas masakrës së Roskovecit. Pengmarrja, negociatat dhe misteri i parave që përmendte Refit Buzi

Ndaje në Whatsapp
“Isha në gjumë kur më kërcënoi ta

Rozalina Plaka ishte në gjumë kur ish-i fejuari i saj, Refit alias Nertil Buzi, mbërriti në shtëpinë e saj në fshatin Vidhisht të Roskovecit, i armatosur me armë zjarri. Ai qëlloi ndaj ish-vjehrrit, Kosta Plaka, duke e lënë të vrarë në vend, ndërsa plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

Më pas, Refiti mori peng Rozalinën dhe u largua.

“Isha në gjumë. Erdhi në dhomë i armatosur. Më kërcënoi dhe u detyrova ta ndiqja pas për në makinë. Kur po dilnim pashë babain të shtrirë. Ndërsa nënën s’e pashë ku ishte”, tregon vajza.

Për hetuesit, Refiti e mori Rozalinën si një garanci. Në momentet e para ai kishte një telefon që nuk aksesonte internet. Por gjatë arratisjes ndaloi një kalimtar dhe, nën kërcënimin e armës, i mori celularin.

Fillimisht, Refiti nuk e dinte që ish-vjehrri kishte ndërruar jetë. Ai fliste me ish-të fejuarën, studente në Tiranë, dhe i thoshte se e donte. Teksa policia nisi negociatat, ai filloi të përmendte çështjen e parave që pretendonte se u kishte dhënë prindërve të saj dhe që nuk ia kishin kthyer.

Duket se paratë ishin molla e sherrit, edhe pse askush nuk e di me siguri nëse Refit Buzi, i cili në vitin 2022 u mbajt peng në Britaninë e Madhe nga një grup kriminal, ua kishte dërguar apo jo ato para.

Megjithatë, gjatë negociatave me policinë ai foli vazhdimisht për këtë pretendim. Në fillim, policia i tha se ish-vjehrri nuk kishte ndërruar jetë dhe se, për plagosje, maksimumi do të dënohej me shtatë vjet burg. Por Refiti, dyshues, kërkoi kohë. Donte të shihte lajmet qendrore në orën 15:00. Në atë moment u bind se ish-vjehrri kishte mbetur i vrarë.

“Jeta ime mori fund”, iu tha ai hetuesve.

Pas shumë negociatash, ai e liroi ish-të fejuarën. Në pamjet e publikuara më pas shihet 35-vjeçari teksa e nxjerr Rozalinën nga makina. E mban në krah dhe ecën me të për disa metra. Më pas e lë në anë të rrugës dhe largohet me automjet.

Disa orë më vonë ai u vetëvra. Gjatë negociatave me policinë kishte thënë disa herë se do t’i jepte fund jetës.

E pyetur pas ngjarjes lidhur me shumën e parave që Refit Buzi pretendonte se ua kishte çuar prindërve të Rozalinës, vajza deklaroi se nuk ka dijeni dhe nuk dha shpjegime. Megjithatë, edhe gjatë negociatave disaoërshe me policinë, ndërsa mbahej peng, ajo ka folur për çështjen e parave.

Ndërkohë, Nertil Buzi ishte duke u hetuar për mashtrim nga Prokuroria e Fierit. Ai kishte shitur tokën e familjes për të shlyer borxhe, ndërsa prindërit e tij kishin kohë që kishin ndërprerë komunikimet me të, deri në ditën e ngjarjes tragjike, që ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Ngjarja përfundoi me tre viktima. Kosta Plaka u vra në vend, bashkëshortja e tij Belere Plaka ndërroi jetë në spital, ndërsa autori, Refit alias Nertil Buzi, kreu vetëvrasje brenda automjetit të tij pasi nuk u bind të vetëdorëzohej.

Pengmarrja në Britaninë e Madhe

Nertil Buzi rezulton se ishte mbajtur peng në vitin 2022 nga një grup kriminal në Britaninë e Madhe, pasi dyshohej se kishte pasur përplasje me një tjetër grupim kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ai u mbajt peng dhe pengmarrësit kërkuan 400 mijë paund për lirimin e tij. Familjes iu dërguan kërkesa për pagesë, ndërsa vëllait të Buzit iu dërgua edhe një video ku 35-vjeçari shfaqej i lidhur dhe i dhunuar.

Pas denoncimit të bërë nga vëllai dhe bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj britanike, Buzi u lirua. Nën akuzë u vendosën disa shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një vajzë: Nekid Arapi, Xhon Guveli, Fation Arapi, Eduart Cepele dhe Emanuela Arapi.

Më vonë, Refit alias Nertil Buzi nuk dëshmoi kundër tyre, edhe pse ishte dëshmitari kyç i prokurorisë, çka bëri që të dyshuarit të liroheshin nga akuzat e rënda.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur forcat speciale RENEA rrethojnë automjetin e Nertil Buzit, në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e prokurorit Kristi Jorgji. Videoja është regjistruar menjëherë pasi 35-vjeçari liroi 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për disa orë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Policia izraelite arrestoi nëntë protestues gjatë një demonstrate të zhvilluar në Tel Aviv kundër dhunës së ushtruar nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas mediave ndërkombëtare, protestuesit kërkuan ndalimin e sulmeve ndaj palestinezëve dhe ndërhyrjen e autoriteteve për të frenuar përshkallëzimin e dhunës në territorin e pushtuar.

Tajfuni Hongxia goditi jugun e Kinës, duke detyruar evakuimin e më shumë se 800 mijë banorëve. Stuhia preku tokën në provincën Guangdong më 26 korrik, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 45 metra në sekondë. Autoritetet mbyllën shkollat, pezulluan pjesërisht transportin publik dhe hapën qendra të përkohshme strehimi për banorët. Tajfuni po lëviz drejt zonave të brendshme të vendit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve të mëtejshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme