Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, karrotreci ishte nisur për të tërhequr një mjet që dyshohet se kishte pësuar një defekt të rëndë në këtë segment rrugor. Gjatë transportimit, ai u përfshi në një aksident, duke krijuar për disa momente rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Lëvizja e automjeteve vijoi me kujdes deri në normalizimin e situatës.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor pritet të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.






















