Sociale 25 July 2026, 10:19 Nga VNA

Breshëri godet Gramshin, dëme të mëdha në bujqësi në zonën e Lubinjës

Ndaje në Whatsapp

fvdfgfgb.jpg

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur zonën e Lubinjës, në Bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në tokat e mbjella të banorëve.

Reshjet intensive kanë dëmtuar kulturat bujqësore, duke u shkaktuar humbje të shumta fermerëve, të cilët përballen me pasoja të rënda në prodhimet e këtij sezoni.

Banorët e zonës bëjnë me dije se dëmet janë të dukshme në sipërfaqe të tëra të mbjella, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë një vlerësim të plotë për të përcaktuar përmasat e dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme