Politika 25 July 2026, 21:49 Nga VNA

Dita e 56-të e protestës/ “Besa” nuk i bind protestuesit, paralajmërojnë rikthim para Kuvendit dhe “omletë me vezë” për deputetët

Ndaje në Whatsapp
Dita e 56-të e protestës/ “Besa” nuk i bind protestuesit,

 

Protesta kundër qeverisë hyri në ditën e saj të 56-të, me protestuesit që u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke mbajtur të njëjtat qëndrime kundër klasës politike. Gjatë marshimit u dëgjuan sërish thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, si edhe slogani që është bërë simbol i kësaj lëvizjeje: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Në qendër të protestës kësaj radhe ishte dokumenti strategjik “Besa”, i prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama. Dokumenti parashikon që brenda 90 ditësh të zhvillohen dëgjesa publike, përfshirë edhe me grupet e protestuesve, si dhe të bëhet transparencë mbi dokumentacionin dhe një vlerësim paraprak për projektin e Zvërnecit, përpara se qeveria të marrë një vendim përfundimtar.

Protestuesit e refuzuan këtë qasje, duke deklaruar se dokumenti nuk i përgjigjet kërkesave të tyre dhe se synon të zbehë protestën, jo të adresojë problemin. Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, ata kujtuan deklaratat e mëparshme të kryeministrit ndaj tyre, duke theksuar se pasi i kishte etiketuar si “agjentë”, “terroristë”, “sorra e korba”, tashmë po u kërkonte “besën”.

“Besa nuk jepet te mashtruesit dhe tek ata që na hanë në besë. Ti na ke quajtur agjentë, terroristë e sorra, ndërsa sot kërkon besën tonë. Kërkojmë vetëm një gjë: dorëheqjen tënde pa kushte”, u shprehën disa prej protestuesve, duke e cilësuar “Besën” një përpjekje politike për të ndryshuar fokusin e debatit.

Ata këmbëngulën se protesta mbetet kundër sistemit politik dhe jo vetëm kundër një projekti të veçantë, ndërsa përsëritën akuzat se qeveria ka zgjedhur interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

Në përfundim të tubimit, organizatorët paralajmëruan se protesta e radhës do të zhvillohet të hënën para Kuvendit, gjatë seancës parlamentare, ku pritet të rikthehen edhe aktet simbolike të kundërshtimit. Ata deklaruan se do t’i presin deputetët me vezë, duke ironizuar se synojnë t’u bëjnë “omletë” ligjvënësve, ndërsa kërkuan edhe lirimin e dy protestuesve të arrestuar pas përplasjeve të javës së kaluar pranë Parlamentit.

Me hyrjen në ditën e 56-të, protesta vijon të ruajë kërkesën e saj kryesore për largimin e kryeministrit, ndërsa përplasja mes qeverisë dhe organizatorëve po zhvendoset gjithnjë e më shumë edhe në debatin mbi dokumentin “Besa”, i cili pritet të ketë provën e parë konkrete në procesin e konsultimeve për projektin e Zvërnecit.

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme