Politika 25 July 2026, 14:49 Nga VNA

Berisha shmang përgjigjen për Klodian Allajbeun, por sulmet e Flamur Nokës ndaj tij mbeten ende publike

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-25 at 2.49.10 PM.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zgjodhi të mos i përgjigjej drejtpërdrejt një pyetjeje lidhur me zhvillimet e fundit që përfshijnë biznesmenin Klodian Allajbeu dhe dyshimet për korrupsion klientelist në sektorin e shëndetësisë.

Një qytetare e pyeti Berishën:

“Doktor, zhvillimet e fundit rreth hetimeve që lidhen me Klodian Allajbeun kanë kthyer në qendër të vëmendjes dyshimet për korrupsion klientelist në sektorin e shëndetësisë, plaga më e madhe për shqiptarët. Do të ishte me interes të dëgjonim vlerësimin dhe qëndrimin tuaj politik për këtë çështje, si dhe çfarë zgjidhjesh propozon PD për t’i dhënë fund lidhjeve klienteliste mes biznesit dhe pushtetit. PD është e vetmja që e denoncon këtë gjë, ndërkohë që shumica e mediave dhe portaleve hesht dhe nuk e publikon këtë lajm.”

Në përgjigjen e tij, Berisha nuk komentoi konkretisht rastin e Allajbeut, por e zhvendosi diskutimin te korrupsioni në shëndetësi në përgjithësi.

“E vërteta është që vjedhjet në sistemin e shëndetësisë janë vjedhjet me koston më të dhimbshme, sepse kushtojnë jetë njerëzore. Ato bazohen në favorizimin e oligarkëve të fushës së shëndetësisë, të gjitha në kurriz të të sëmurëve shqiptarë dhe të pasurimit të zyrtarëve të kësaj fushe.”

Më tej, kreu i PD-së krahasoi situatën me periudhën kur ishte në pushtet, duke pranuar se edhe atëherë kishte korrupsion, por duke argumentuar se sot qytetarët paguajnë shumë më tepër nga xhepi për shërbimet shëndetësore.

Berisha riktheu në vëmendje edhe koncesionin e sterilizimit, për të cilin akuzoi Edi Ramën dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.

“Sterilizimi, për të cilin spitalet paguanin, po e marr në mënyrë arbitrare, 1 lekë, u privatizua nga Edi Rama dhe ministri i tij Beqaj, duke e rritur çmimin, sipas ekspertëve, 84 herë. Paratë që përdoreshin për ilaçe dhe nevoja të tjera të të sëmurëve përfunduan në këtë koncesion.”

Megjithatë, pavarësisht se pyetja ishte specifike për Klodian Allajbeun, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë rast.

Kjo bie në kontrast me qëndrimin publik të Partisë Demokratike vetëm pak kohë më parë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar në profilin e tij në Facebook akuza të drejtpërdrejta ndaj Klodian Allajbeut, duke e paraqitur si një nga përfituesit e skemave klienteliste në shëndetësi. Deri në këtë moment, ato postime vijojnë të jenë ende publike.

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme