Politika 25 July 2026, 10:59 Nga VNA

4 pyetjet e manualit “Besa” për Komisionin Xhafaj

Ndaje në Whatsapp
4 pyetjet e manualit “Besa” për Komisionin Xhafaj

Në manualin “Besa”, që Edi Rama ua shpërndau dje deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste si udhërrëfyes për hartimin e reformave dhe politikave publike, ai vendos një test të thjeshtë: çdo nismë duhet të jetë në gjendje t’u përgjigjet katër pyetjeve themelore.

1. Çfarë problemi po zgjidhim?
2. Çfarë provash tregojnë se ky problem e meriton pikërisht tani vëmendjen tonë?
3. Pse kjo është zgjidhja më e mirë ndër alternativat e mundshme?
4. Si do të matet suksesi i kësaj politike?

Janë pyetje të arsyeshme. Aq të arsyeshme, sa lind pyetja nëse mund të përdoren edhe për të gjykuar një nga nismat më të fundit të vetë maxhorancës: ndryshimet në rregulloren e Kuvendit dhe ngritjen e Komisionit Xhafaj.

Më pak se një muaj më parë, maxhoranca bëri shuk të gjitha komisionet parlamentare për t’i hapur rrugë ngritjes së një komisioni që, në thelb, duhej t’i jepte një karrige një inspektori të dalluar të Komitetit të Partisë. I papranuar nga ndërkombëtarët dhe i dyshimtë edhe për përfshirje në interesa të palidhura me ato të Partisë Socialiste, sot Fatmir Xhafaj harton rezoluta me nga 12 faqe për çdo institucion të pavarur.

Po ta kalonim këtë nismë në filtrin e manualit “Besa”, pyetjet do të ishin të thjeshta:

* Çfarë problemi po zgjidh Komisioni Xhafaj?
* Çfarë provash tregonin se ky problem e meritonte pikërisht para një muaji vëmendjen e Kuvendit?
* Pse kjo ishte zgjidhja më e mirë ndër të gjitha alternativat e mundshme?
* Si do të matet suksesi i kësaj politike me inspektor Fatmir Xhafajn?

Madje, vetë manuali kërkon që në fund të çdo reforme t’u jepet përgjigje edhe katër pyetjeve të tjera:

* Çfarë synuam të ndryshonim?
* Çfarë ndryshoi realisht?
* Si e matëm ndryshimin?
* Çfarë mësuam prej tij?

Sepse, siç shkruan vetë Edi Rama në manualin “Besa”:

“Nëse një politikë nuk mund t’u përgjigjet të paktën këtyre pyetjeve, ajo, në rastin më të mirë, nuk është ende gati për t’u zbatuar.”

Ironia është se manuali “Besa” mund të rezultojë dokumenti më i mirë që ka shkruar Edi Rama kundër politikave të qeverisë së Edi Ramës. Mjafton të zbatohet. Edhe vetëm një herë.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme