Kronika 25 July 2026, 10:42 Nga VNA

Lot dhe dhimbje në Vidhishtë të Roskovecit, fshati i jep lamtumirën e fundit çiftit të vrarë nga ish-dhëndri

Ndaje në Whatsapp

dfvfvfvd.webp

Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zgjuar këtë mëngjes i zhytur në heshtje dhe dhimbje, pas krimit të rëndë që i mori jetën dy bashkëshortëve dhe tronditi mbarë opinionin publik.

Banorët kanë lënë pas rutinën e përditshme dhe janë drejtuar drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit. Mes lotëve dhe tronditjes, të afërm, miq dhe fqinj kujtojnë dy të ndjerët si njerëz punëtorë, të urtë dhe të respektuar nga i gjithë komuniteti.

Sot, në orën 11:00, qindra familjarë, miq dhe banorë do t’u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve në varrezat e fshatit, në një ceremoni të mbushur me dhimbje.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes do të zhvillohet paraditen e së dielës. Vendimi është marrë për të shmangur çdo tension mes familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë do të zhvillohen në të njëjtat varreza.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga tragjedia, dhimbja mbetet e madhe në Vidhishtë. Banorët thonë se kjo ngjarje ka lënë plagë të thella dhe se dita e sotme do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre si një nga momentet më të rënda që ka përjetuar fshati.

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme