Kronika 25 July 2026, 14:25 Nga VNA

Tre ngjarjet që vënë në pikëpyetje integritetin e Policisë së Shtetit, reagimet e vonuara ishin tentativë për t’i fshehur?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-25 at 2.25.38 PM.jpeg

Fshehja e ngjarjeve të rënda nga Policia e Shtetit dhe vonesa e qëllimshme në reagim po kthehen në një zakon të rrezikshëm që po dëmton besimin e qytetarëve. Disa ngjarje të njëpasnjëshme të ndodhura gjatë javëve të fundit tregojnë një realitet shqetësues, ku transparenca ndaj publikut nuk është më rregull, por një përjashtim i detyruar vetëm pasi faktet bëhen virale ose publikohen nga mediat. Kjo tendencë për të mbuluar përplasjet me armë, sulmet me eksploziv dhe dhunën ndaj të miturve ngre pikëpyetje serioze mbi integritetin e strukturave policore dhe mënyrën se si po menaxhohet rendi publik në vend.

Rasti i ndodhur në Shkallnur të Durrësit e tregon qartë këtë problem. Një sherr mes disa personave degjeneroi në përdorimin e armëve, ku një qytetar u godit me qytën e një pistolete. Ajo që e bën ngjarjen akoma më të rëndë është se në këtë konflikt u përfshi Denis Tafili, një person i kërkuar nga SPAK për trafik kokaine, si dhe një punonjës policie jashtë shërbimit.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, por Policia e Durrësit priti më shumë se shtatë orë për të nxjerrë një njoftim zyrtar. Reagimi erdhi vetëm natën vonë, pasi mediat kishin orë të tëra që e kishin publikuar. Kjo vonesë e çuditshme jo vetëm që i dha kohë një personi të kërkuar të largohej përsëri, por ngre dyshime se u tentua të zbutej ngjarja për shkak të përfshirjes së punonjësit të policisë.

Kjo mënyrë për t'i mbajtur ngjarjet të fshehura nuk është diçka e re. Një sasi tritoli u vendos në portën e banesës së vëllait të Julian Ballës në Shijak, i cili është gjithashtu në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge. Pavarësisht se bëhej fjalë për një sulm me eksploziv dhe një mesazh të qartë kërcënimi mes grupeve kriminale, policia nuk e përfshiu fare këtë ngjarje në njoftimet e saj ditore. Zbulimi i ngjarjes nga mediat disa ditë më vonë tregon se rastet që lidhen me me emra të njohur të botës së krimit po tentohen të kalojnë në heshtje, pa i dhënë publikut informacionin që i takon.

Ajo që dhemb më shumë është kur ky mosreagim apo neglizhencë prek të miturit. Videoja e dhunës ndaj një vajze 17-vjeçare në Fier tronditi gjithë vendin, por prapaskena e saj është edhe më e rëndë. Rasti ishte denoncuar në polici javë përpara se pamjet të bëheshin publike. Vajza dhe e ëma kishin treguar gjithçka, por policia e trajtoi ngjarjen thjesht si një sherr të zakontë adoleshentësh, pa i dhënë mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme psikologjike viktimës. Institucionet u kujtuan të veprojnë seriozisht vetëm pasi videoja u shpërnda ngado në internet dhe shkaktoi reagime të fortë popullore.

Të gjitha këto ngjarje tregojnë një zakon të rrezikshëm, Policia e Shtetit po reagon vetëm kur dështimet ose ngjarjet i dalin nga kontrolli në media. Kur shteti reagon vetëm atëherë kur një video bëhet virale apo kur mediat e nxjerrin të vërtetën në shesh, pyetja që lind është, sa ngjarje të tjera të rënda mbyllen çdo ditë në sirtarët e policisë pa u marrë vesh kurrë nga qytetarët?

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme