Politika 30 July 2026, 09:00 Nga VNA

Lëvizje e re në dosjen Balluku, SPAK kryen kontrolle me urdhër të GJKKO-së

Ndaje në Whatsapp
Lëvizje e re në dosjen Balluku, SPAK kryen kontrolle me urdhër

SPAK ka kryer kontrolle të reja në kuadër të dosjes që përfshin Belinda Ballukun. Kontrollet janë autorizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërsa VNA mëson se në total janë kryer 4 kontrolle, personal, banese dhe vendi.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë çështje, por kontrollet vijnë menjëherë pasi u vendos shtyrja me edhe tre muaj e afateve të hetimit për ish-zv.kryeministren Balluku dhe të pandehurit e tjerë.

Belinda Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me lotet e Unazës së Madhe. Ndërkohë, për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, ajo është zyrtarisht e pandehur.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme