Politika 30 July 2026, 18:05 Nga VNA

Ish-sekretarja e PD-së, Jola Hysaj emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ndaje në Whatsapp
Ish-sekretarja e PD-së, Jola Hysaj emërohet drejtoreshë e

Jola Hysaj, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Hysaj u largua nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në muajin mars të këtij viti. Më herët, ajo u propozua nga PD si kandidate për postin e Avokatit të Popullit, por kandidatura e saj nuk u finalizua.

Emërimi i saj rikthen në vëmendje edhe çështjet që lidhen me familjen e saj. Bashkëshorti i saj, Leonard Kadrimi, ish-zëvendësdrejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua në prill të vitit 2024 në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash që lidhej me një sipërfaqe prej rreth 448 mijë metrash katrorë. Ai u lirua nga paraburgimi në korrik 2024, ndërsa çështja ndaj tij vijon të jetë në proces gjyqësor.

Agjencia Kombëtare e Turizmit është institucioni që promovon Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare, harton fushata marketingu dhe përfaqëson vendin në panairet më të rëndësishme të sektorit. Pikërisht për këtë arsye, emërimi i Jola Hysajt ngre një pyetje të thjeshtë: cili është kontributi i saj në turizëm që e çoi në krye të këtij institucioni?

Në fund, mbetet një pyetje: çfarë e çoi Jola Hysajn në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit? Përvoja në këtë sektor apo fakti që në politikën shqiptare besnikëria ndryshon adresë, por rrallëherë mbetet pa shpërblim? Nëse është kjo e dyta, atëherë mesa duket tradhtia ka çmim.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme