Politika 30 July 2026, 13:01 Nga VNA

Berisha akuzon SPAK: Nuk shpalli në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin, pavarësisht urdhër-arresteve

Ndaje në Whatsapp

vvfdfdv.jpg

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se nuk ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin, pavarësisht se sipas tij, urdhër-arrestet ndaj tyre mbanin datën 25 dhjetor 2025.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u ndal te arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, duke deklaruar se ky rast, sipas tij, tregon “rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e organizuar për rajonin dhe Evropën”.

Berisha tha se më 24 prill 2026 kishte denoncuar publikisht faktin që Beqiri dhe Agasi nuk ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, edhe pse ndaj tyre ekzistonin masa arresti. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Ergys Agasi ka blerë dy avionë privatë në Austri dhe ka regjistruar njërin prej tyre, së bashku me biznesin e tij, në Slloveni.

“Kemi denoncuar se Agasi dhe Beqiri nuk ishin në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër-arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Katër muaj më vonë ata ende nuk ishin shpallur në kërkim”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve pretendoi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë dokumentuar fluturime të avionëve në hapësirën e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke ngritur akuza për mënyrën se si është trajtuar çështja nga autoritetet shqiptare.

Berisha u shpreh se kjo situatë i ka dhënë mundësi Ergys Agasit të vijojë aktivitetet e tij, ndërsa për Ermal Beqirin tha se ai ka vepruar në disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Austrinë, Slloveninë dhe Francën.

Më tej, kreu i PD-së akuzoi Ermal Beqirin se ka përfituar, sipas tij, të paktën 200 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ai pretendoi se Beqiri është promovuar nga qeveria si një histori suksesi, ndërsa e cilësoi arrestimin e tij në Francë si një çështje me përmasa të rënda.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si drejtues të “mafies më të rrezikshme në Evropë” dhe pretendoi se institucionet ligjzbatuese nuk kanë vepruar për shkak të ndërhyrjeve politike.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme