Politika 30 July 2026, 12:20 Nga VNA

Bushati kundër hapjes së Konsullatës serbe në Shkodër: Do të ishte gabim strategjik dhe karshillëk ndaj Malit të Zi

Ndaje në Whatsapp

fdvfvfvdfvd.jpg

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë për një marrëveshje të arritur me qeverinë shqiptare për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bushati shpreh shpresën që ky informacion të mos jetë i vërtetë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të ishte i gabuar si në planin strategjik, ashtu edhe në atë taktik.

Sipas ish-kreut të diplomacisë shqiptare, hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk pasqyron realitetin historik dhe demografik të zonës, nuk reflekton peshën e pakicës serbe dhe krijon padrejtësisht një barazim me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Bushati vlerëson gjithashtu se një vendimmarrje e tillë do të ishte e papërshtatshme në kushtet kur, sipas tij, gjuha e zyrtarëve të lartë serbë ka arritur “kulmin e ekstremitetit” në raport me spastrimin etnik në Kosovë.

Ai shton se hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të përbënte edhe një “karshillëk ndaj Malit të Zi”, duke kujtuar se Serbia, sipas tij, nuk ka hequr dorë nga praktikat asimiluese ndaj pakicës malazeze që jeton në Shqipëri.

“Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i Jashtëm serb dhe ujdia e pretenduar me homologun shqiptar për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër të mos jetë e vërtetë.

Në planin strategjik do të ishte e gabuar. Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë dhe vendos padrejtësisht shenja barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Po aq e gabuar do të ishte edhe në planin taktik, teksa gjuha e zyrtarëve të lartë të Serbisë është në kulmin e ekstremitetit në raport me spastrimin etnik në Kosovë. Dhe një karshillëk ndaj Malit të Zi, kur dihet se Serbia nuk ka hequr dorë nga praktikat asimiluese ndaj pakicës malazeze që jeton në Shqipëri”, shkruan Bushati.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme