Politika 30 July 2026, 14:51 Nga VNA

Pazar me konsullatën serbe në Shkodër? Ferit Hoxha: Hapja lidhet me konsullatën shqiptare në Preshevë

Ndaje në Whatsapp

sdsdsddc.jpg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nuk e ka mohuar se Serbia ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Përkundrazi, në reagimin e tij në rrjetin social X, ai konfirmon ekzistencën e kërkesës dhe lë të kuptohet se ajo po shqyrtohet në kuadër të parimit të reciprocitetit me kërkesën shqiptare për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës.

“Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse”, shkruan Hoxha.

Deklarata sugjeron se dy çështjet po trajtohen si pjesë e të njëjtit proces negociues: Shqipëria synon të sigurojë një përfaqësi të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia kërkon të njëjtin status në Shkodër.

Ministri e argumenton këtë qasje me parimin e reciprocitetit, duke theksuar se ai është një instrument i zakonshëm i marrëdhënieve diplomatike dhe se objektivi kryesor i Shqipërisë mbetet krijimi i një pranie konsullore pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Reagimi i Hoxhës vjen pasi deklarata e ministrit të Jashtëm serb për hapjen e një konsullate në Shkodër shkaktoi debat publik. Në vend që ta përgënjeshtrojë këtë mundësi, ministri shqiptar konfirmon se kërkesa ekziston dhe se realizimi i saj do të varet nga arritja e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Kjo do të thotë se, të paktën sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Jashtme, hapja e konsullatës shqiptare në Preshevë dhe asaj serbe në Shkodër po trajtohen në të njëjtën paketë negociuese, mbi bazën e reciprocitetit.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme