Politika 30 July 2026, 14:25 Nga VNA

Propozimi zyrtar i PS, nga 61 bashki, shkojmë në 46, kush gllabërohet nga harta e re?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-30 at 2.25.00 PM.jpeg

PS depoziton e vetme hartën e re të territorit. Ajo është depozituar sot në Kuvend nga deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, dhe i është përcjellë gjithashtu drejtuesve të bashkive e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Sipas projektit të ri, bashkia mbetet e vetmja njësi e vetëqeverisjes vendore, duke ruajtur strukturën me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. Risia kryesore që i përgjigjet shqetësimeve të ngritura në dëgjesa publike dhe gjetjeve të raportit të ekspertëve është futja e një niveli të ri të brendshëm organizativ: "Qyteti".

Përmes kësaj ndërhyrjeje, modeli i deritanishëm "Bashki – Njësi Administrative" transformohet në "Bashki – Qytet – Njësi Administrative". Qyteti do të ketë një rol më të qartë në planifikim, përfaqësim dhe koordinim shërbimesh, i drejtuar nga një nënkryetar bashkie i ngarkuar posaçërisht me mbarëvajtjen administrative.

Nga 61 në 46 Bashki: Si ndryshon harta vendore

Nga konsolidimi i 28 bashkive ekzistuese në 13 të reja, numri i përgjithshëm i bashkive në Shqipëri ulet nga 61 në 46. Harta e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative (ku 20 bashki do të përfshijnë më shumë se një qytet). Ndërkohë, 12 qarqet e vendit mbeten pa ndryshim.

Tabela e bashkimeve territoriale:

Berati: Përpin bashkitë Dimal dhe Poliçan.

Mati: Përpin bashkinë Klos.

Elbasani: Përpin bashkitë Cërrik dhe Belsh.

Librazhdi: Përpin bashkinë Prrenjas.

Fieri: Përpin bashkinë Patos.

Lushnja: Përpin bashkinë Divjakë.

Gjirokastra: Përpin bashkinë Libohovë.

Tepelena: Përpin bashkinë Memaliaj.

Përmeti: Përpin bashkinë Këlcyrë.

Korça: Përpin bashkinë Maliq.

Vlora: Përpin bashkinë Selenicë.

Puka: Përpin bashkinë Fushë Arrëz.

Tirana: Merr në territorin e saj Rinasin, ndërsa bashkia e Vorës mbetet më vete.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme