Politika 31 July 2026, 18:37 Nga VNA

Teatri politik i radhës: Braçe zbulon "letrat" pasi kolegia largohet nga PS, Koçeku zbulon problemin e pronësisë pasi largohet nga mazhoranca

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdv.jpg

Ka një "ligj" të pashkruar në politikën shqiptare ku shumë probleme zbulohen vetëm pasi prishet miqësia politike. Pikërisht ky duket të jetë edhe rasti i debatit të fundit mes deputetit socialist Erion Braçe dhe deputetes që vetëm pak javë më parë u bë e pavarur, Marjana Koçeku, ku në qendër është vendosur kësaj radhe çështja e dokumenteve të pronësisë së "Neomalsore Agroturizëm".

Shkëndija e përplasjes u ndez pasi Braçe ngriti publikisht pyetjen nëse agroturizmi që është në pronësi të Koçekut, disponon dokumente pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin. Sipas tij, çdo aktivitet duhet të funksionojë mbi baza të rregullta ligjore dhe me dokumentacionin përkatës.

Përgjigjja e Koçekut erdhi përmes rrjeteve sociale dhe nuk ishte vetëm një mohim, por edhe një kritikë ndaj shtetit. Deputetja pranoi se familja e saj nuk disponon dokumente pronësie, ndonëse jeton në atë zonë prej tre brezash. Sipas saj, problemi nuk është mungesa e vullnetit të banorëve, por dështimi i shtetit për të zgjidhur çështjen e pronave.

"Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente... Më thuaj ti mua: a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit?", shkruan Koçeku.

Por përtej replikave, kjo duket se është një teatër i radhës politikë.

Nëse shqetësimi i Braçes për dokumentet e pronësisë është real, pse ai shfaqet pikërisht tani, pasi Koçeku u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste? A nuk ishte i njëjti aktivitet në funksion edhe kur deputetja ishte pjesë e mazhorancës? Nëse kishte parregullsi, pse nuk u kërkoi më herët transparencën, por u kujtua vetëm tani që Koçeku u largua nga grupi parlamentar ku bën pjesë dhe Braçe?

Nga ana tjetër, edhe argumenti i Koçekut lë vend për të njëjtën pyetje. Nëse familja e saj dhe qindra banorë të zonës vuajnë prej dekadash mungesën e dokumenteve të pronësisë, pse ky problem nuk u ngrit me të njëjtën forcë kur ajo ishte deputete e Partisë Socialiste dhe pjesë e shumicës që drejtonte vendin? Pse Koçeku nuk e ngriti si shqetësim si deputete, dhe aq më tepër pjesë e qeverisë, por bën kritika vetëm pasi u shkëput nga mazhoranca?

Kështu, debati duket se nuk është më për pronësinë, por për protagonizmin e radhës politik se kush do kap më shumë tituj në media. Ligji dhe shteti shfaqen si argumente vetëm pasi aleancat politike ndryshojnë, ndërsa problemet që prekin qytetarët mbeten po ato.

Në fund, ironia më e madhe është se të dy protagonistët flasin sot për përgjegjësinë e shtetit, ndërkohë që njëri është ende pjesë e mazhorancës qeverisëse, ndërsa tjetra ka qenë pjesë e saj deri pak kohë më parë. Nëse çështja e zbatimit të ligjit dhe problemi i dokumenteve të pronësisë është me rëndësi, atëherë ndoshta duhej të ishte zgjidhur kur të dy ishin në të njëjtën anë të tryezës, e jo të përdorej si argument në një përplasje politike pas ndarjes së rrugëve por që nuk ofron asnjë zgjidhje.

Në fund mbetet vetëm protagonizmi. Njëri zbulon papritur mungesën e dokumenteve, tjetra zbulon po aq papritur dështimin e shtetit. E vetmja gjë që duket se nuk kanë zbuluar ende është përgjegjësia e tyre politike për faktin që këto probleme vazhdojnë të ekzistojnë.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme